Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erion Veliaj: Do garoj për një mandat të 3-të për Bashkinë e Tiranës, Shqipërisë i duhet Edi Rama

23:02 / April 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, shprehu sot në emisionin “Opinion” ambicien për të kandiduar dhe për një mandat të tretë në krye të punëve publike në kryeqytet.
Veliaj tha se Shqipërisë i duhet një lider i fortë si Edi Rama, ndërsa nënvizoi se puna si Kryetar i Bashkisë së Tiranës është “dashuria e jetës”.
“Unë jam në krah të Edi Ramës dhe në çdo orë të ditës jam një avokat i faktit që Shqipërisë i duhet një lider i fortë si Edi Rama. Unë për 2 vjet, dhëntë zoti bekimin e këtij qyteti, do garoj për mandatin e 3-të si Kryetar Bashkie i Tiranës. Kjo është dashuria e jetës sime, ky është pasioni i jetës sime, ky është obsesioni me të cilin çohem në mëngjes. E di që duhet të bëj punë të vështirë, disa njerëz mërziten, disa njerëz gëzohen, por duhet të marr vendime të drejta. Unë këtë kam pasion dhe këtë do bëj. Me Edi Ramën kam një kënaqësi të jashtëzakonshme të bashkëpunoj dhe sot, duke qenë se e njoh prej 15 vitesh përditë, jo 1 herë kur ka zgjedhje, përditë. Jam sot garant i faktit që ky është një njeri i fortë në një moment të vështirë për Shqipërinë, na duhet dikush që është zgjuar në 4 të mëngjesit dhe jo dikush që fle. Na duhet dikush që i merr vet vendimet dhe jo Gjiri i Lalzit dhe ky është Edi Rama”, theksoi Veliaj.

Ai shprehu bindjen se PS më 25 prill do të fitojë sërish.“ Rama do thyejë një rekord në këto zgjedhje. Tani janë bërë 10 sondazhe nga 10 burime të ndryshme që e nxjerrin PS të gjitha fituese”, u shpreh Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

11:55 / November 6, 2026

Rama inspekton punimet në bypass-in e Tiranës: Do ta çlirojë kryeqytetin nga trafiku/ Shpronësimet do të bëhen sipas ligjit

11:53 / November 6, 2026

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.