Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Erion Zeqiraj bën publike lidhjen, volejbollistja i ka rrëmbyer zemrën

13:02 / May 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion zeqiraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish banori i Big Brother, Erion Zeqiraj ka bërë publike lidhjen e tij. Si një volejbollist ai ka zgjedhur edhe partneren të të njëjtit pasion e bëhet fjalë për volejbollisten Blerta Ligaj.

Zeqiraj ka rrëfyer se karantinën e ka shijuar si muaji mjalti duke bërë të ditur se po bashkëjetojnë.

Për jetën mes studios së lajmeve dhe ndeshjeve në fushë, historinë e tij të veçantë të dashurisë dhe planet e një çifti sportistësh, Erioni i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Në ditë karantine ke deklaruar lidhjen me një vajzë simpatike, që mesa dimë është sportiste. Si ndodhi që u njohët dhe ç’mund të thuash për të?

Erion Zeqiraj: Vajza simpatike quhet Blerta dhe është volejbolliste, njësoj si unë. Jemi njohur në stërvitje, duke qenë se praktikojmë të njëjtin sport. Volejbolli na ka ndihmuar të njihemi me njëri-tjetrin.

Pas shumë vitesh, është kjo vajzë që ti po e deklaron në krahun tënd. Keni plane bashkë? Do të martoheni?

Erion Zeqiraj: Kemi kohë që jemi bashkë, por karantina na ndihmoi për ta bërë publike (qesh). Sa për martesën, mua më pëlqen t’i realizoj gjërat, pastaj t’i bëj publike. Nuk më ka ecur keq deri tani. (Qesh)

Foton të përqafuar e keni bërë tashmë, gjatë karantinës? Pra, jeni karantinuar bashkë mesa kuptohet?

Erion Zeqiraj: Fotoja është bërë kohë më përpara, ndërsa gjatë karantinës nuk kemi bërë foto pasi e kemi shijuar qëndrimin bashkë në maksimum.

“Soul of my soul” ishte dedikimi yt për të. Kaq shumë e dashuron dhe beson te dashuria në kohë koronavirusi?

Erion Zeqiraj: “Soul of my soul” është një nga pak shprehjet që tregon dashurinë time për Blertën. Sa për dashurinë në kohë koronavirusi, mendoj se na ka bërë të njohim më shumë njëri-tjetrin.

Ajo është bionde. Mos ndoshta ti po e përmbys shprehjen që biondet janë të denja për të dashura, ndërsa brunet për martesë? Pra, do martohesh me bionden?

Erion Zeqiraj: Jam duke shijuar në maksimum dashurinë me të. Sa për biondet për të dashura dhe brunet për martesë, do ketë pasur hall të madh ai që e ka bërë shprehjen. Nëse do ishte çështje supersticioze, do t’i sygjeroja t’i lyente flokët brune ditën e dasmës (Qesh).

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pasuria e Michael Jackson/ E bija kërkon 600 milionë dollarë, padit përmbaruesin: 17 vite pa financuar fondin për ne fëmijët

22:23 / November 4, 2026

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.