Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Sara Hoxha, Ledri Vula dhe Loredana Zefi kanë zgjedhur të njëjtin destinacion për të pushuar këto ditët e fundit të muajit gusht, plazhin e Palasës.
Përmes rrjeteve sociale, personazhet e njohur për publikun shqiptar kanë treguar se janë bërë të gjithë bashkë, duke u mbledhur edhe me Samir Manen.
“12 Sahati,”- shkruante Ermal Mamaqi në një foto ku shiheshin të gjithë bashkë, si për të treguar se po ia kalonin mjaft bukur. Edhe Sara Hoxha ka qenë aktive gjatë gjithë kohës në Instagram duke treguar momente nga më të ndryshmet që ka kaluar me bashkëshortin e saj Ledri Vula dhe të bijën, Poem.

