Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ermal Mamaqi rrëfen sekretet e filmit: Pse u vonua “2 gisht mjaltë”?

13:24 / March 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ermali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arsyeja e shtyrjes së datës së filmit të Ermalit dhe Elvanës, “Dy gisht mjaltë”, nuk ka qenë ajo që u aludua në mediat rozë. Ka qenë vetë Ermali i ftuar në “Wake Up” që ka zbuluar arsyen e vërtetë dhe që nuk ka lidhje me jetën personale të këngëtares.

“Është e vërtetë që ne bëmë një prezantim të një date të mundshme që ishte 14 shkurti, po për efekte teknike filmi u shty, sepse duke qenë se montazhi është bërë në Stamboll, pjesa kryesore e ekipit të xhirimit ka ardhur e gjitha nga Turqia. Janë ata që kanë bërë “Sulltani i madhërishëm”, tha Ermali.

Ai na zbulon se ka qenë dëshirë e Elvanës që të bënte një film, dhe projektin e tij e kishte gjysmë gati. “Me thënë të drejtën ka qenë një dëshirë e Elvanës që në një nga këto darkat thoshte kam qejf të bëj dhe unë një film. Unë e kishë një gjysmë ide të shkruar dhe kur Elvana dha idenë e orientova direkt, pastaj më vonë teksti është shkruar duke marrë parasysh këto dy personazhe”, thotë Ermali.

Në kastin e këtij produksioni ka edhe shumë emra të njohur si Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Lako, Bujar Asqeriu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Eglein Laknori e shumë të tjerë.


Në këtë film do të shikojmë edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, teksa bën celebrimin e çiftit.


Duke filluar nga data 28 Mars, ky film do të jetë në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Ermal Mamaqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.