Rezarta Shkurta është mjaft aktive në rrjetet sociale për ndjekësit e saj duke postuar nga përditshmëria. Së fundmi ajo ka postuar urimin e saj publik për ditëlindjen e bashkëshortit të saj Ermalit, nipi i Enver Hoxhës.
“Kur u njohëm të dy shumë të rinj, numëronim çdo ditë ditëlindjet e njëri-tjetrit. Sot numërojmë sesa shumë ëndrra kemi realizuar bashkë… Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë ëndrrat e nipërve dhe e mbesave tanë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe! Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë.”- ka shkruar Rezarta në postimin e saj.