Deputeti socialist Ervin Bushati është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë publik vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Bushati ka shpërndarë një foto duke puthur përtej xhamit, ndërkohë që bën me dije se është në ditën e 4 të karantinimit në banesë. 

Ndërsa jo më larg se të hënën, Bushati ishte në Kuvend, ku edhe mbajti një fjalim lidhur me ekonominë, duke anashkaluar faktin që ishte marrë në hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here