Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ervin Kasaj*/ Një kërkesë për qeverinë dhe mirënjohje e falenderim për sizmiologët

11:48 / September 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sizmiolog
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

IGJEUM nuk u ndërtua as nga godina dhe as nga pagat, por nga burrat bujarë, intelektualët, studiues me vlera të respektuar nga kolegët e tyre në botë, si Betim Muço, Shyqyri Aliaj, Siasi Koçiu, Eduard Sulstarova, Llambro Duni, Edmond Dushi, Rrapo Ormeni, Rexhep Koci, Monitoruesit, etj. Duke u ofruar brezave të ardhshëm me angazhimin e tyre një model të jetës dhe të shkencës, me respekt për kolegët dhe me pasion për kërkimin.

IGJEUM është zëri zyrtar për fenomenet natyrore.

Unë jam plotësisht i bindur se aty ekziston potenciali, burimet dhe vullneti, çdo fjalë e nxjerrë prej tyre mbart përgjegjësinë.

Ky Institut do mbështetje dhe ndihmën e bashkëpunim nga Qeveria.
Me shume investime ne mirembajtjen e stacioneve Rrjetit Sizmologjik, Sisteme te reja per regjistrimin e lekundjeve te forta. Investime ne informaconet kryesore ne popullat rreth Termeteve.

Përmirësimi i kërkimit shkencor në fushën e gjeoshkencave në Shqipëri nëpërmjet: kryerjes së kërkimeve shkencore dhe aplikative udhëheqjes në procesin arsimor të studentëve dhe studiuesve të rinj ndërmarrjen e shërbimeve me të tretë në fushat e sizmologjisë, burimeve natyrore, gjeoriskut, gjeologjisë, ujit dhe mjedisit.

Realizim i kërkimit shkencor në fushën e rreziqeve natyrore si dhe të atyre të krijuara nga aktiviteti i njeriut (rrëshqitje, erozion, përmbytje, ndotje e mjedisit etj). Studim i mikrozonimit në lidhje me vlerësimin e riskut sizmik në shkallë lokale dhe kombëtare. Adoptimi i standarteve europiane në studimet sizmike. Studimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i aktivitetit sizmik të vendit dhe mundësimi i shpërndarjes së të dhënave në kohë reale për vendimmarrësit dhe opinionin e gjerë.

Edhe standardi i projektimit të strukturave ka ardhur koha të ndryshojë pasi përdoret ende KTP e 89. Studimi i sizmicitetit dhe mikrozonave sizmikë në shumë qytete të Shqipërisë, harta gjithashtu e cila është e vitit 1979. Praktika botërore, siç është shprehur profesori Llambro Duni është që në një periudhë 5 apo 10-vjeçare të themi standardet kombëtare të vendeve të ndryshme i ripunojnë, i rifreskojnë sepse është e domosdoshme që ato arritje të shkencës së sizmologjisë, ndërtimit etj., se janë një sërë faktorësh që ndikojnë në performancën e strukturave ndaj veprimit sizmik, të përmirësohen, të marrin parasysh eksperiencat që rezultojnë nga ndërtimet që shkaktojnë tërmetet në botë dhe këto të reflektohen në projektet e ndërtimi.

Eurokodet janë standarde më të fuqishme, më të forta, i mbrojnë më mirë strukturat nga tërmeti dhe duhet të shkojmë drejt tyre.

Vleresim dhe falenderimi për punën e gjithkujt, Instituti i Ndertimeve, Emergjencave Civile, etj, por ne vecanti Departamenti i Sizmologjisë per misionin e tyre qe kane ne dore sigurin e vendit tone.

Profesorat e nderuar dhe stafi i Dep. Sizmiologjise, ku une kam punuar rreth 10 vite.

TERMETET NUK PARASHIKOHEN

Faleminderit!

*Ervin Kasaj- sizmolog i cili ka punuar për disa vite në IGJEUM. Aktualisht punon në Institutin e Gjeofizikës dhe Sizmikës në Leipzig të Gjermanisë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026

Ku e lamë?!… Te rregullorja

10:37 / September 18, 2026

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

21:19 / September 17, 2026

10 arsye përse Kosova arriti këtu

20:01 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.