Çfarë produkti do të kenë kontrollet e FNSH-së në qytetin e Vlorës? Mund të nxjerrin në dritë misterin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj? Që prej zhdukjes së tij më 2 gusht, kontrollet e policisë kanë qenë të shumta për të zbuluar mbi fatin e Martinaj.
në konferencën e kësaj të mërkure, Policia e Vlorës është pyetur në lidhje me kontrollet e shumta që kanë zhvilluar ditët e fundit dhe në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe se a kanë lidhje këto kontrolle me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Policia sqaron se shërbimet e policisë janë duke hetuar dhe se kanë ngritur skuadra hetimi.
“E vërtetë që FNSH ka qenë prezent ne qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, e kemi pasur dhe mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do vijojnë e në javët në vijim në lidhje me procedimet që kanë ngritur skuadrat e hetimit”, tha zyrtari i Policisë.