Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Esat Pasha-Princ Vidit, kur zbarkoi në Durrës për herë të parë : Ju do të jeni një Skënderbe i dytë për shqiptarët!

09:58 / January 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë/

“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 9 marsit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe pritjen e tij nga Esat Pashë Toptani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Festimet në Durrës

Mirëseardhja e Esat Pashës për Princ Vidin

1579109577

Durrës, 8 Mars. Ja detajet për ardhjen e sovranëve shqiptarë.

Që në mëngjes, rrugica ku duhet të kalojnë sovranët është zbukuruar me harqe triumfi. Paria mbërrin në marine (port) rreth orës një, turma është shumë e madhe. Në orën 1 e 30 minuta anijet shfaqen sipas rendit të mëposhtëm : Taurus-i, Quarto, Bruix-i, Gloucester-i ; një varkë, duke pasur në bord Esat Pashën, guvernatorin e përgjithshëm të Durrësit, kryebashkiakun dhe komandantin holandez të xhandarmërisë niset në orën 2 e 05 minuta.

Varka mbretërore largohet nga Taurus-i në orën 2 e 40 minuta, ndërsa marinsat e anijeve në breg brohorasin dhe topat buçasin. Sovranët priten në breg nga Mexhit beu, trupi konsullor, përfaqësues të krahinave të ndryshme të Shqipërisë dhe nga oficerë të anijeve në port. Mexhit beu bën prezantimet.

Duke përshëndetur sovranët, në bordin e Taurus-it, Esat Pasha tha këto fjalë : “Unë jam i lumtur t’ju uroj mirëserardhjen. Ju do të jeni një Skënderbe i dytë. Të gjithë shqiptarët janë të bindur se ju do ta bëni Shqipërinë të madhe dhe se do të jeni babai ynë.”

Gjatë mbrëmjes, orkestra italiane dha një koncert në sheshin e Marinës, i ndriçuar në mënyrë shkëlqyeshme, në prani të një turme të madhe. Pati një spektakël të madh fishekzjarresh. Delegacionet shqiptare marshuan në kopshtin mbretëror përpara sovranëve. U mbajtën disa fjalime. Grupe të mëdha demonstruesish marshonin në rrugët e qytetit, duke brohoritur me entuziazëm para konsullatave italiane dhe austro-hungareze. (Havas). /Darsiani.com/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.