Beniada është një nga banoret më të dashura të “Big Brother VIP”. Me shqipen dhe karakterin e veçantë që e karaktetizon ajo ka fituar zemrat e të gjithve brenda pak javësh. Megjithatë, modelja ka preferuar mos të flasë shumë për jetën private.
Sot në një bisedë me Sarah ajo foli si rrallëherë për jetën sentimentale duke treguar se ka patur vetëm një lidhje të gjatë, 7 vjeçare. Beniada tha se ish i dashuri i saj ka qenë futbollist dhe se më shumë e ka shtyrë e ëma.
“Unë vetëm 1 lidhje kam pasur të gjatë.Këmi qenë bashkë për 7 vite nga 16 deri në 23.Ishim moshatarë të dy bashkë.Ishte dhe një kohë ndryshe atëhërë,deri në moshën 14 vjeç unë kam luajtur me kukulla.Ky luante futboll.Më shumë më shtyu mami,më thonte dil se unë kisha një tip çuni nuk doja të dilja me asnjeri.Kur më ftonte një djalë tek shkolla thoja jo smë intereson,”-tha Beniada.
“Po përveç atij a nuk ke gjetur ndonjë person tjetër?”-e pyeti Sarah.
“Unë kam punuar shumë dhe kam qenë gjithë kohës lart e poshtë me trena,me avion dhe s’kam pasur kohë të merrem me asgjë tjetër përveç modelingut,”-tha Beniada.
