Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Eskluzive/ Doktor, Elidjan Behluli: Nëse vuani nga bajamet, kujdes mos përdorni antibiotikë pa këshillën e mjekut!

17:14 / January 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elidijan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Nga Manjola Dervishi

Në ndjejmë dhimbje në fyt kur bajamet infektohen. Por në fakt bajamet janë pjesë e sistemit imunitar, domethënë mekanizmi fizik i mbrojtjes nga mikrobet dhe e marrin emrin nga forma e tyre, e cila është si bajame.

Doktor Elidjan Behluli na shpjegon se shkaktarë kryesor i infeksionit të bajameve që në gjuhë mjeksore quhet tonsilit akut, janë infeksionet virale dhe ato bakteriale.

Tirananews- Si mund të dallojmë dhimbjen e fytit nga një problem që mund të kemi me bajamet?

Si fillim kemi një dhimbje të lehtë të fytit, e cila sa vjen edhe rritet gruadualisht. Vështirësi në gëlltitje, rritje të limfonodujve. Më pas nis edhe temperature, e cila tenton të shkojë në të lartë.

Tirananews: Si bëhet diagnostikimi ?

Diagnoza vendoset me vizitën e bërë nga mjeku, ku nëse një paciant është i sëmurë ai ka bajemet zmadhuara (hipertrofike) dhe të skuqura (hiperemike). Mund të ketë edhe eksuda mbi bajame (qelbëzim). Po ashtu në këto raste, mukoza e gojës është e thatë si pasojë e marrjes së pakët të lëngjeve. Si test diagnostikues përdoret mbjellja (kultura) e fytit.

Tirananews: Si mund t’i kurojmë ?

Për infeksionin duhen përdorur antibiotik ( kur dyshohet për infeksion bakteriel e jo viral), regjim shtrati, marrje e bollshme e lëngjeve .Edhe nëse nuk përdoret asgjë përsëri trupi e kufizon infeksionin por dhënia e ilaçeve kur duhet i ul ndjeshëm simptomat dhe pengon komplikacionet emundshme dhe të rrezikshme si sëmundjet e veshkave dhe ato reumatizmale. Por duhet të kenë kujdes asnjëherë nuk duhet të merrni kura me antibiotik pa u konsultuar me mjekun, në disa raste antibiotiku që ju përdorni mund të ketë spektër të gjerë veperimi por jo për të luftuar problemin që ju keni.

Tirananews: Por si mumd të parandalojmë infektimin e bajameve?

Bajamet shërbjenë si barrierë e parë për mikrobet që hyjnë në organizëm dhe vendi ku asgjësohen pa kaluar më tej në organizëm. Kjo është edhe shkau pse personat që kanë hequr bajamet preken shpesh dhe shpejt nga faringitet. Së pari mjekët këshillojnë që për fëmijët e predispozuar për t’u prekur nga bajamet të tregohet një kujdes maksimal ndaj veshjes, qëndrimit në ambientin e jashtëm, sidomos në ditët e ftohta, por edhe në ato të nxehta, pasi fëmija përshembull nga lëvizja e tepër mund të djersitet shumë dhe kjo bëhet shkak për ftohje. /Tirananews/

Bajamet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.