Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Et’hem Ruka/ 20 vjet pas deshifrimit të AND-së sonë

21:15 / February 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ADN
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biologu i njohur, ish ministri i Arsimit Et’hem Ruka, befason me studimet e tij. Ai thotë në postimin e fundit se trupi ynë përmban 100.000 miliard qeliza, madje deshifrimi i kodit të jetës tregon se AND-ja jonë përmban 3.2 miliard “shkronja kimike”. Ai shton se zbulimi “pasaportës” gjenetike të njeriut konsiderohet si nga zbulimet më të mëdha të shekullit.

Postimi i Rukës:

Trupi i njeriut përmban rreth 100 000 miliard qeliza, ku çdo qelizë përmban pasurinë tonë gjenetike të përbërë nga 23 çifte kromozomesh. Çdo kromozom përmban ADN, një molekulë fijëzore me gjatsi rreth 2m. Kjo lëndë magjike, përbën librin e jetës të shkruar me katër shkronjat e famshme (nukleotidet) ATGC.

Deshifrimi i kodit të jetës, tregoi se ADN-ja jonë përëmban 3.2 miliard “shkronja kimike”. Për deshifrimin e renditjes së tyre u deshën 13 vjet punë dhe u harxhuan 2.7 miliard dollarë. Ky projekt filloi në vitin 1990 nga Ministria e Energjisë dhe Instituti Amerikan i Shëndetit.

Deri atëhere mendohej se ADN-ja jonë përmbante 100 000 gjene, por deshifrimi i AND-së tregoi se njeriu përmbante rreth 22 000 të tillë. Janë pikërisht këto gjene që na bëjnë të jemi ashtu si jemi, pra unikalë në llojin tonë.

Zbulimi “pasaportës” gjenetike të njeriut konsiderohet si nga zbulimet më të mëdha të shekullit, që ka sjellë produkte të paimagjinueshme për revolucionarizimin e mjekësisë, bioteknologjisë, antropologjisë, bioarkeologjisë, evolucionit etj. Ky zbulim ka tronditur themelet e legjislacionit, etikës dhe gjithë shoqërisë njerëzore.

Me deshifrimin e ADN-së, njeriu “vodhi” sekretet e Zotit dhe filloi të bëhet zot i vetvetes. Teknologjitë, që mbështeten në zbulimin e pasurisë gjenetike të njeriut por edhe të qënieve të tjera të gjalla, përbëjnë një armë të fuqishme për përmirësimin e jetëve tona. Keqpërdorimi i tyre do të ishte fatal për gjithë shoqërinë njerëzore dhe biodiversitetin në tërësi.

Kemi të drejtë të jemi optimist, por edhe dyshues për sfidat që rezervon e ardhmja. Shkenca dhe teknologjia nga natyra janë neutrale, por varet si i përdorim rezultatet e tyre për mirë a për keq.

20 vjet ADN-ja ethem ruka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

09:44 / May 14, 2026

Studim: IA ndryshon sjellje kur biseda bëhet agresive dhe me tension

22:00 / April 23, 2026

Njerëzit nuk kanë qenë kurrë kaq larg Tokës, “Artemis II” thyen rekordin historik të “Apollo 13” në Hënë

20:59 / April 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.