Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Ethet e Nilit”, 3 viktima. A rrezikon Shqipëria që të kalojë në një epidemi? Përgjigjet mjeku Vasil Llajo

19:43 / August 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ETHET E NILIT PERENDIMOR
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku Vasil Llajo, flet për situatën e krijuar nga virusi i “Etheve të Nilit Perëndimor” në vendin tonë, ku janë regjistruar tre viktima dhe 17 të prekur. Llajo e përjashtoi mundësinë e një epidemi në vend, pasi sipas tij po merren të gjitha masat për ta shmangur progresin në të tilla nivele të përhapjes së virusit.

“Natyra do të bëjë ciklet e veta siç ka bërë me Covid dhe gripin. I ka ardhur radha Etheve të Nilit për të bërë një shtrirje në Ballkan, por e theksoj që nuk ka vend për panik dhe alarm. Masat që po merren do të frenojnë këtë infeksion viral. Ethet e Nilit nuk transmetohen nga njeriu tek njeriu, vetëm nga mushkonjat që kanë pickuar zogjtë e egër që kanë qenë të infektuar me këtë virus. Nuk besoj se do të shndërrohet në epidemi se nga momenti që kanë rënë kambanat e alarmit kanë nisur të merren të gjitha masat dhe mundësi për tu përhapur reduktohet mjaft pasi masat po aplikohen”.

Po ashtu mjeku shpjegoi edhe se simptomat që shfaqen pas infektimit përmes pickimit nga mushkonjat, por nënvizoi se 80% e të prekurve janë asimptomatikë. “S’do të thotë se sa herë pickohemi nga mushkonjat të ngremë alarmin se do sëmuremi me Ethet e Nilit. Por ngaqë janë shfaqur më shumë raste ne duhet të jemi më vigjilentë. Shenjat e para janë të një viroze që fillon me temperaturë, me dhimbje koke, ndjenjën e të vjellit, dobësi muskulore dhe kështu progreson, 80% e rasteve janë asimptomatikë dhe 20% shfaqin simptomat. Më pak se 1% preken në forma të tilla që rrezikojnë jetën. Ata që e vuajnë më shumë janë të sëmurët me sëmundje sekondare”.

ethet e nilit Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Shqipëria drejt marrëveshjes me një rrjet të madh universitar në Londër, në plan hapja e 4 universiteteve të reja

12:06 / September 13, 2026

Më 15 shtator shqyrtimi i masës në Gjykatën e Lartë, Veliaj: Ende nuk e kam humbur shpresën

11:45 / September 13, 2026

27 plumba shpojnë “Audin” në Urakë të Matit, 2 kallashnikovë gjenden në një “Golf” të djegur

10:44 / September 13, 2026

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.