Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Eugena Aliu rrëfen si e hoqën padrejtësisht nga “The Voice of Turkey”

20:51 / September 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja e njohur, Eugena Aliu ka rrëfyer këtë të hënë në “Rudina” sesi iu ndërpre rrugëtimi i saj muzikor në “The Voice of Turkey”. Ajo thotë se kaloi audicionin e parë asokohe me një këngë turke, në vitin 2015. Por siç shpjegon Eugena, për shkaqe xhelozie ajo nuk u lejua të vijonte më tej në atë garë.

-Në Turqi pastaj si shkoi, deri ku mbërrite? Si ka qenë si garë, si e kujton?

Eugena Aliu: Në Turqi ka qenë eksperiencë e veçantë, shumë emocionuese sepse s’ishte e thjeshtë. Dihet që në Turqi edhe dy, tre veta po t’i marrësh në rrugë, njëri sigurisht që do të jetë këngëtar ose muzikant dhe është pak e vështirë të shkosh të konkurrosh atje. Por, ka qenë eksperiencë e bukur, unë kam kaluar ‘blind audition’, por më pas për shkak se performanca u bë shumë virale dhe unë kisha këngën e trajneres…Më pas ndodhën gjëra me produksionin që mua m’u ndërpre rrugëtimi.

-Pseee?!

Eugena Aliu: Po, për shkak xhelozie, diçka e tillë. Duke qenë se kënga u bë shumë virale, mori më shumë shikueshmëri. Kënga që unë kisha bërë në audicion po tejkalonte origjinalin.

-Është bërë xheloze këngëtarja e famshme.

Eugena Aliu: Po, sepse ajo ishte trajnerja ime. Unë kisha këngën e saj.

-Wow! Fat i keq, po trajnerja nëse është në atë rol sigurisht s’duhej…

Eugena Aliu: As unë se kisha menduar se sigurisht nuk do ta kisha zgjedhur. Vendosa pastaj të kthehem në Shqipëri sepse atje ka një rregull që në momentin që firmos kontratën dhe kalon audicionin e parë, nuk ke të drejtë të shkosh për 2 vjet në vende të tjera pa lejen e tyre. Kështu që unë pastaj vendosa ta vazhdoj në Shqipëri.

Eugena Aliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.