Holanda dhe Franca do përballen këtë të premte në orën 21:00 për raundin e dytë në Grupin D të Euro 2024. Të dyja skuadrat kanë nga tre pikë dhe një fitore për secilën prej tyre këtë mbrëmje do bënte që të kalonte zyrtarisht në 1/8 e turneut.
Kylian Mbappe është mungesa e madhe e kësaj mbrëmje, me sulmuesin e Francës që ka hundën e thyer dhe do e fillojë nga stoli. Ronald Koeman do të luajë me emra si Frimpong, Depay, Simos dhe Gakpo. Në anën tjetër, Didier Deschamps do të luajë me Dembele, Griezmann dhe Thuram.
Të dyja skuadrat fituan ndeshjet e para dhe tani kërkojnë kreun e grupit. Francezët fituan ndaj Austrisë me rezultatin 1-0, ndërsa Holanda fitoi ndaj Polonisë me rezultatin 2-1.
Formacionet zyrtare:
Holanda: Verbruggen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Schouten, Simons, Raijnders, Frimpong, Depay, Gakpo.
Franca: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez, Kante, Rabiot, Tchouameni, Dembele, Griezmann, Thuram.