Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Euro 2024/ Policia gjermane jep lajmin e rëndësishëm për konsumimin e kanabisit

19:47 / June 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia gjermane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E premtja 14 qershorit shënoi fillimin e Euro 2024 në Gjermani, një turne i shumëpritur që do të përcaktojë kampionët kontinental për katër vitet e ardhshme. Forcat e sigurisë janë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen dhe për të parandaluar tensionet apo konfliktet e mundshme mes tifozëve gjatë turneut

Në atë që dukej si një veprim i pazakontë, u raportua se një zëdhënës i policisë në Gelsenkirchen, i njohur për lidhjen me futbollin përmes klubit të qytetit, Schalke 04, bëri një rekomandim jokonvencional përpara ndeshjes Serbi-Angli, të planifikuar në Veltins-Arena sonte në mbrëmje.

Zëdhënësi i policisë thuhet se këshilloi tifozë nga Serbia dhe Anglia që të përmbahen me konsumimin e tepërt të alkoolit dhe në vend të kësaj sugjeroi përdorimin e kanabisit.

Arsyeja pas kësaj këshille, siç raportohet nga El Norte de Castilla, është se kanabisi promovon një atmosferë më të relaksuar në krahasim me alkoolin, i cili potencialisht mund të çojë në sjelle agresive.

Megjithatë, ky thashethem ka nxitur një përgjigje nga Policia e Gelsenkirchen, e cila është distancuar nga një retorikë e tillë, duke theksuar se raporti erdhi thjesht si rezultat i një gazetari që keqcitoi oficerët e tyre.

“Policia do të sigurojë sigurinë e tifozëve gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit dhe do t’u përgjigjet grupeve agresive që veprojnë si ngatërrestarë, pavarësisht nga substancat dehëse”, – tha komandanti i policisë Peter Both.

Policia e Gelsenkirchenit nëpërmjet një deklarate që u postua në internet, theksoi se tymosja e kanabisit brenda zonave të qëndrimit të tifozëve dhe stadiumeve nuk lejohej.

“Policia e Gelsenkirchen nuk i inkurajon tifozët e futbollit të konsumojnë kanabis. Citati u hoq jashtë kontekstit. Në parim, personat e moshës madhore mund të mbajnë maksimum 25 gram kanabis dhe ta tymosin në publik. Kanabisi nuk mund të konsumohet në afërsi të shkollave, çerdheve apo vendeve të tjera ku janë të pranishëm fëmijë apo të rinj. Pirja e kanabisit nuk lejohet në pikat e takimit të tifozëve, zonat e tifozëve ose në terrenet e stadiumit ” – shkruhet në deklaratë.

euro 2024 gjermane Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme/ 310 persona të lënduar që nga 13 tetori, 191 prej tyre efektivë të Policisë

22:57 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Deklarata zyrtare e Policisë: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, përdorej nga persona të maskuar në protestë

14:39 / October 18, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.