Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Euro rrëzohet sërish, nivel tjetër rekord më i ulët i 11 viteve

15:37 / June 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grafiku i euros
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Euro ka shënuar një rekord të ri të ulët gjatë ditës së sotme, duke arritur në nivelet e këmbimit të vitit 2008. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer mesatarisht me 122.31 lekë, duke e çelur javën rreth 0.3 pikë më poshtë.

Aktorët kryesorë të tregut e lidhin nënçmimin me përkimin me datën e fundit të muajit të Ramazanit dhe kjo sipas tyre ka reflektuar pritshmërinë e aktorëve për prurje të valutës në ditët në vijim. Ata presin që në ditët në vijim të ketë flukse të turistëve nga Kosova dhe Maqedonia. Tradicionalisht, sipas tyre, euro nënçmohet përkundrejt lekut gjatë sezonit veror në dy periudha. Në përfundim të muajit të Ramazanit dhe gjatë muajit gusht kur vijnë emigrantët.

Ekspertët argumentojnë se arsyeja kryesore e zhvlerësimit të euros në tregun vendas ka qenë rënia e konsumit, që është reflektuar në qarkullimin e ulët të lekut në ekonomit. Kjo ka sjellë që të ketë një tepricë në valutë, e cila po reflektohet në nivelin e kursit të këmbimit.

Ekspertët përjashtojnë efektet e fushatës elektorale në kursin e këmbimit valutor, dhe presin që shpenzimet për të do të jenë minimale.

Nga data 24 deri në 29 maj, euro rikuperoi pikët që humbi gjatë mesit të muajit që lamë pas, duke u rivendosur në pozicion. Sipas aktorëve të tregut pati një stabilizim të tregut pas një kërkese momentale për valutë, ku banka të nivelit të dytë tërhoqën euro nga tregu. Zhvlerësimi i euros në treg, sipas aktorëve, ndjehet veçanërisht nga datat 15 deri në datën 20 të çdo muaji, data të cilat përkojnë edhe me pagesat e detyrimeve tatimore. Kompanitë që i kanë të ardhurat në valutë, veçanërisht fasonët dhe eksportuesit, konvertojnë valutën në lekë për të paguar sigurimet e punonjësve./monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026

Rregulla të reja për bankat! Sulmet kibernetike do të raportohen brenda 4 orëve

21:39 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.