Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Euro zbret nën 123 lekë; Çudira shqiptare, kriza prek euron jo lekun!

13:54 / May 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
euro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme, duke zbritur nën 123 lekë për herë të parë gjatë këtij viti.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.95 lekë, me një rënie prej 0.14 lekësh në raport me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët që nga 26 dhjetori i vitit të kaluar, kur euro kapi nivelin më të ulët në gati 11 vjet ( që nga gushti i vitit 2008).

Euro ka qenë në rënie gjatë gjithë kësaj jave, duke humbur 0.42 lekë, ku nënçmimi më i fortë ishte dy ditët e fundit, i ndihmuar dhe nga zhvlerësimi i euros në bursat ndërkombëtare. Një euro u këmbye sot me 1.116 dollarë, duke rënë me rreth 5% që nga fillimi i vitit. Monedha e përbashkët është e dobët për shkak të shqetësimeve rreth zgjedhjeve parlamentare në Europë si dhe prej komenteve të zevendës kryeministrit italian Matteo Salvini, i cili ka thënë se rregullat e Bashkimit Europian po e dëmtojnë vendin.

Edhe në tregun e brendshëm kërkesa për euro mbetet e dobët dhe oferta e lartë. Ekspertët e këmbimit valutor thonë se në nënçmimin e euros në ditët e fundit ka ndikuar edhe afrimi i afateve për pagimin e detyrimeve tatimore.

Euro është dhe nën efektin e sezonit. Duke marrë në shqyrtim të dhënat historike të këmbimit të euros me lekun, monedha e përbashkët fillon dhe nënçmohet këtë periudhe. Përmirësimi i kushteve atmosferike do të rrisë numrin e turistëve edhe për rrjedhojë pritet që të rritet oferta në valutë. Deri nga mesi i qershorit ekspertët flasin se euro do të ketë tendenca rënëse në raport me monedhën vendase.

Për sa i përket krizës politike, ata thonë se nuk reflektohet direkt te kursi, siç mund të ndodhë në vende të tjera, ku një krizë politike zhvlerëson monedhën vendase. Përkundrazi, ndikimi në Shqipëri është i kundërt, pasi kriza po zhvlerëson euro. Teksa kriza politike po ndikon te konsumi, kjo reflektohet te kërkesa e dobët e biznesit për mallra dhe si rrjedhojë dhe për valutë. Në kohë krizash individët priren të tkurrin shpenzimet e tyre, çka ul qarkullimin e parave në ekonomi./Monitor

Capture 13

Euro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.