Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Eurodeputetët kërkojnë ngrirjen e fondeve të BE-së për Serbinë: Vuçiç po i hedh më shumë benzinë zjarrit

14:59 / October 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1440x810 cmsv2 be012264 88e5 5196 bfc6 498ad9c67e82 7940414 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti Europian diskutoi lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Kosovës, ku disa deputetë bënë thirrje për sanksionimin e Serbisë.

Më konkretisht, u kërkua nga Bashkimi Europian që të ngrijë fondet për Serbinë. Deputeti kroat, Tonino Picula, duke folur në emër të grupit socialist, kërkoi masa ndaj Beogradit pas sulmit të 24 shtatorit, të cilin e quajti agresion terrorist.

“Jemi të shqetësuar për sjelljen e Serbisë edhe pas këtyre ngjarjeve”, u shpreh ai. Eurokomisioneri për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç, nënvizoi rëndësinë që autorët e sulmit të armatosur në Banjskë të vihen para drejtësisë dhe kërkoi nga Serbia bashkëpunim të plotë në hetime.

“Ky është një alarm i fortë se gjendja në veri të Kosovës është jashtëzakonisht e rëndë”, tha ai. Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, vuri në dukje se lidhjet e Milan Radoiçiç që organizoi sulmin me zyrtarët në Beograd, janë shumë të qarta. Ndërsa eurodeputeti Andrea Schieder, akuzoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, se përmes qëndrimeve dhe deklaratave po i shton më shumë benzinë zjarrit.

“Politikanët duhet të kuptojnë se do të ketë pasoja dhe ato do të jenë ngrirja e ndihmës financiare”, theksoi ai. Parlamenti Europian pritet që të miratojë një rezolutë për sulmin në Banjskë në sesionin e dytë plenar të këtij muaji që mbahet nga 16 deri më 19 tetor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.