Eleni Theocharous, eurodeputetja qipriote e njohur për deklaratat e saj antishqiptare, nuk do të jetë më pjesë e Parlamentit Europian.
Rezultatet e zgjedhjeve për PE tani janë të ditura në shumë shtete por gjthnjë e më qartë po bëhet se kush do të ulet në mandatin e ri. Dhe krahas mjaft emrave të njohur nuk do të jetë më as Theocharous.
Ajo është e njohur për deklaratat e saja anti shqiptare. Ajo kishte bërë deklarata të forta kur ishte në Bularat në varrimin e Konstandinos Kacifas i cili u vra nga policia shqiptare pasi i kishte sulmuar ata me armë.
Ajo kishte akuzuar policinë shqiptare për vrasje dhe akuzoi shtetin e Shqipërisë për shkelje të të drejtave të njeriut.
Poashtu ajo në vitin 2016 kishte deklaruar se Tirana ishte tokë e vjetër greke.
Po ashtu grekja ka qenë e zëshme ndaj shtetit të Kosovës. Ajo ishte kundër liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës si dhe kundërshtonte në fjalimet e saja çdo afërsi të Bashkimit Evropian në procesin e Kosovës drejt integrimit duke e cilësuar Kosovës si pjesë të Serbisë.
Në Parlament Evropian një herë ajo kishte akuzuar shqiptarët e Kosovës se po vinë të e kolonizojnë “Epirin e Veriut”, dhe kishte aluduar se Shqipëria e Jugut ishte tokë greke.
Eurodeputetja greke, shtetase e Qipros, ishte shpallur person “non-grata” në Shqipëri pas deklaratave të saj.
