Shqipëria është në kufijtë e një kolapsi institucional shkruan edicioni italian i Euronews, teksa komenton protestën e të premtes s ëopozitës.
“Shqipëria është në kufijtë e kolapsit institucional. Situata politike po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, pas frakturës që është krijuar nga qeveria e drejtuar nga socialistët, me kryeministrin Edio Rama dhe demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha”, thotë gazetarja Debora Gandini.
Duke komentuar protestën ajo thotë se mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën para zyrës së kryeministrit, ku kanë mbajtur flamuj amerikan, të BE-së dhe gjermanë. “Për kryeminsitrin qëllimi kryesor i opozitës është të ndërpresë përpjekjet e vendit për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Ndërkaq, Presidenti i Republikës Ilir Meta vendosi të bëjë një dekret që anulon datën e zgjedhjeve, për shkak të rrezikut të pjesëpmarrje të dobët. Akt ilegjitim ky sipas Ramës që reagoi duke i propozuar Parlamentit nisë shkarkimin e metës dhe të konfirmojë se zgjedhjet lokale janë më 30 qershor”, thuhet më tej.
Euronews përmend një lumë akuzash e kundërakuzash mes maxhorancës, opozitës dhe kreut të shtetit.

