Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Europa League/ Hidhet shorti, grupe të kalueshme për skuadrat favorite

15:11 / August 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
europa league 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Grimaldi Forum të Montecarlos u hodh mesditën e sotme shorti i fazës së grupeve të edicionit 2019-2020 të Europa League. Grupe deri diku të balancuara për numrin më të madh të skuadrave ndërkohë që nuk pritet të hasin vështirësi për t’u kualifikuar në raundin tjetër klubet favorite për suksesin final si Arsenali, Manchester United, Roma, Lazio e Sevilla.

Skuadra më e titulluar në këtë kompeticion Sevilla u shortua në grupin A bashkë me Apoel Nicosian, Qarabag dhe Dudelange që do të rivalizojnë mes tyre për vendin e dytë. Në grupin B do të masin forcat me njëra-tjetrën, Dinamo e Kievit, Fc Copenhagen, Malmo dhe Lugano. Një nga më interesantët dhe me rezultate që mund të jenë të paparashikueshme mund të jetë grupi C, ku bëjnë pjesë Basel, Krasnodar, Getafe e Trabzonspor.

Në grupin D, Sportingu i Lisbonës dhe PSV Eindhoven pritet ta kenë të thjeshtë ndaj Rosenborg dhe Lask çështjen e kualifikimit. Lazio në grupin E nuk do ta ketë aspak të thjeshtë ndaj Celtic dhe Rennes ndërkohë që rumunët e Cluj kanë pak shanse për kualifikimin.

Në grupin F, Arsenali do të përballet me Frankfurtin por edhe Standart e Liezhit dhe Vitoria Guimaraes. Interesant dhe i rivalizuar pritet të jetë dhe grupi G aty ku bëjnë pjesë Porto, Young Boys, Feyeenord dhe Rangers. Në grupin Cska e Moskës do të përballet me Ludogorets, Espanyol dhe Ferencvaros. Grupi I ndërkohë përbëhet nga Wolfsburg, Gent, Saint Ettiene dhe ukrainasit e Oleksandryas.

Në grupin J, Roma do të sfidojë gjermanët e Borussia Moenchengladbach, turqit e Istanbul Basaksehir dhe austriakët e Wolfsberger. Një grup i balancuar mund të konsiderohet edhe ai K, me Besiktasin, Bragën, Wolverhampton dhe Slovan Bratislavën ndërsa grupi i fundit ai L përbëhet nga Manchester United, Astana, Partizani i Beogradit dhe AZ Alkmaar./T.Ch/

europa hidhet league shorti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.