Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Europa po i ndalon me ligj, në Luginën e Preshevës i edukojnë fëmijët me burkë

20:16 / July 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burke presheve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mësuese me burkë  (mbulimi i tërësishëm i fytyrës me përjashtim të syve) ka vendosur t’i mësojë disa fëmijë të moshave 6-9 vjeç. Një veshje e tillë është ndaluar në shumicën e vendeve të BE’së të përdoret në rrugë, në Luginën e Preshevës, një grua e tillë lejohet të mbajë mësim para fëmijëve.

Austria, Danimarka, Franca, Belgjika, Bullgaria, Holanda janë vetëm disa prej vendeve të BE-së që e kanë ndaluar përdorimin e burkës (veshje e kulturës arabe e mbulimit të fytyrës dhe trupit).

Madje, në Gjermani u është ndaluar mësueseve të japin mësim nëse kanë veshje të tilla arabe.

Por, në Luginën e Preshevës, e kanë gjetur një mësuese me burkë për t’i mësuar fëmijët.

E njëjta u ka mbajtur ligjërata mësuesve për çështje fetare të besimit islam.

Në Kosovë ka pasur një debat lidhur me këtë veshje arabe derisa Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriu ka kërkuar të ndalohet një veshje e tillë me ligj.

Disa ekstremistë fetarë të linjës së Fuad Ramiqit kanë përkrahur vajzat dhe gratë që mbajnë burka dhe kërkojnë edhe autorizimin që të japin mësim nëpër shkollat publike në Kosovë.

Megjithëkëtë, filozofi Blerim Latifi ka shkruar se burka ka një origjinë reale, dëshirën shoviniste të burrave për të ushtruar kontroll ndaj grave, dhe interpretimet e tjera janë përralla klasike.

“Burka ka veç një origjinë reale: dëshirën shoviniste të burrave për të ushtruar kontrollin total mbi jetën e grave dhe për t’i trajtuar ato si pronë të tyre private. Interpretimet tjera janë variante të përrallave klasike!”, ka shkruar Blerim Latifi.

Edhe profesori i UP’së, Milazim Krasniqi, kishte shpjeguar se burka s’ka të bëjë fare as me islam dhe as me shqiptar.

“Burka ka të bëjë me veshjen paraislame të banorëve të shkretëtirës, si pjesë e mbrojtjes nga stuhia ranore. Pra, faktikisht nuk ka të bëjë me islamin po me njerëz që jetojnë në ato hapësira dhe në kushte ekstreme të motit. Fatkeqësisht, ia kanë ndajmbathur fesë, por nuk është pjesë e saj”, ka deklaruar Krasniqi për Express.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për “Paketën e Maleve”: Nuk është ligj për oligarkët, por për familjet që nuk kanë titull pronësie

21:17 / July 24, 2026

Stuhi me breshër në juglindje dhe qendër të vendit/ Përmbytje, pemë të rrëzuara dhe bagëti të goditura nga rrufeja

20:47 / July 24, 2026

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e plagosur nga ish-dhëndri

20:27 / July 24, 2026

Shqipëria mes stuhive dhe flakëve: reshje e vetëtima në disa zona

18:05 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.