Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Evis Kushi të rinjve: Aplikoni deri më 31 korrik për Thirrjen VI të Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

10:33 / July 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evis kushi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka përcjellë mesazhin e disa të rinjve të punësuar në institucione të ndryshme nëpërmjet thirrjes së fundit të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, të cilët ftojnë të rinjtë e tjerë të aplikojnë deri më 31 korrik për t’u bërë pjesë e këtij programi.

“Një mesazh nga të rinj e të reja për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, të cilët kanë përfituar kontratë 1-vjeçare pune në institucione të ndryshme! Ndërkohë, aplikimet për THIRRJEN VI të këtij programi vazhdojnë deri më datë 31 korrik! Apliko dhe mos e humb mundësinë!  Aplikimet nëpërmjet  http://praktika.arsimi.gov.al”, shprehet Ministrja Kushi.

Aplikimi për “Thirrjen VI” të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është i hapur për të rinjtë mes moshës 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme.

Pas mbylljes së aplikimeve më datë 31 Korrik 2021, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3- mujore, në periudhën 16 gusht – 16 nëntor 2021. Ndërkohë, pas përfundimit të praktikës 3-mujore, rreth 200 praktikantëve me performancën më të mirë do t’iu ofrohet mundësia e lidhjes së një kontrate 1-vjeçare pune. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Spahiu thirrje: Mos e digjni Shqipërinë si në 97-ën, dilni dhe mbroni Tiranën nga anarkia e lufta civile

22:39 / October 15, 2026

Një grup protestuesish ‘mësyjnë’ te Qytet Studenti, thyejnë dyert dhe xhamat e godinave

22:29 / October 15, 2026

Kryenegociatorja për integrimin reagon për protestën: Të ndërtojmë ura dialogu, BE destinacioni ynë

22:20 / October 15, 2026

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.