Treçereku i maturantëve aplikues e kanë gjetur një vend në universitet.
Në rast se nuk ndërrojnë mendje për t’u çregjistruar, si rrallëherë, IAL-të publike numërojnë thuajse 70% të studentëve që në fillim të garës. Nga 22 mijë e 780 aplikues, janë regjistruar 15 mijë e 218 prej tyre. Kësisoj, kanë mbetur vetëm 7562 të rinj në garë.
Veç tyre, nuk duhen harruar maturantët që iu bashkuan konkurrimit së fundmi me plotësimin e formularëve A1/A1Z, si dhe mbetësit e maturës që shlyen detyrimet në vjeshtë.
Të gjitha këto kategori do të duhet të riaplikojnë për në raund të ri, që nuk është si i pari. Janë vetëm pesë faza regjistrimesh dhe një numër i kufizuar kuotash. Kështu përpara se të hedhin këtë hap, për të aplikuar nga 19 deri në 21 shtator, sugjerohet këshillimi me tabelën e mëposhtme, përmes së cilës kalkulojnë mundësitë e pranimit.
