Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

F1/ Çmimi i Madh i Hungarisë do të zhvillohet pa tifozë

15:25 / May 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbs b c 86581fbf024e3377f1c84e87e15ffb0c 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organizatorët e Formula 1 kanë njoftuar se edhe nëse gara për Çmimin e Madh të Hungarisë zhvillohet sipas orarit, ajo do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Gara është parashikuar të zhvillohet më 2 gusht në pistën ”Hungaroring” në afërsi të kryeqytetit Budapest.

Megjithatë, qeveria hungareze ka ndaluar ngjarjet me më shumë se 500 të pranishëm deri në 15 gusht.

Përmes një deklarate, ekipi i Hungaroring tha se vendimi ishte “i nevojshëm për të mbrojtur shëndetin e tifozëve dhe stafit”.

“Tani është bërë e qartë se ne nuk mund të mbajmë edicionin e 35-të të garës për Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1 para tifozëve, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona”, thuhet në deklaratë.

“Javët e fundit, ne jemi shprehur vazhdimisht se jemi të hapur për çdo zgjidhje për të organizuar Çmimin e Madh përsëri këtë vit, ndërsa dje u bë e qartë se e gjithë kjo është e mundur vetëm pas dyerve të mbyllura”, theksuan burrime pranë Formula 1.

Pandemia COVID-19 ka prishur plotësisht kalendarin sportiv të këtij viti dhe Kampionati Botëror 2020 në Formula 1 është ndër garat ndërkombëtare të prekura.

Dhjetë gara në Formula 1 janë anuluar ose prolonguar deri më tani, ndërsa sezoni pritet të vazhdojë me garën për Çmimin e Madh të Austrisë, të parashikuar të mbahet më 5 korrik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, dyshohet edhe për një të plagosur

17:52 / August 23, 2026

AAK me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin: Po e çon vendin nga terri energjetik në terrin politik

17:38 / August 23, 2026

Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit

16:25 / August 23, 2026

The Sun zbulon shifrat: Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë 3 viteve, nga burgjet në Angli në ato në Shqipëri

15:41 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.