Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“FA institucioni më i besuar për shqiptarët”, Xhaçka: Në tre vjet kemi bërë shumë për modernizmin dhe u garantuam ushtarakëve një trajtim më dinjitoz

17:47 / November 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oltaxhaccka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se Forcat e Armatosura janë sot institucioni më i besuar për shqiptarët.

Xhaçka shprehet se Baza e Kuçovës është sot e para bazë ajrore e NATO në Ballkanin Perëndimor, në të cilën do të fillojnë së shpejti punimet.

Postimi i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka:

3 vjet janë shumë pak në historinë e Forcave te Armatosura Shqiptare🇦🇱. Por jam e lumtur, që në këto 3 vjet në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, ia kemi dalë të bëjmë disa punë të mira, që e kanë bërë FA institucionin më të besuar për shqiptarët. E mbi të gjitha, ndihem mirë që djemtë e vajzat, burrat e gratë në uniformë kanë sot më shumë arsye ta veshin uniformën me krenari e kokën lart. Sepse, në 3 vjet ia kemi dalë me shumë punë e shumë mund të bëjmë shumëçka për t’i bërë FA një forcë më moderne, më profesioniste, më të arsimuar, e mbi të gjitha, më meritokratike.

✅Ia kemi dalë t’u garantojmë ushtarakëve një trajtim me dinjitoz, duke rritur pagën e tyre dhe në vitin 2018; duke rikthyer pagesën e vështirësisë dhe  trajtimin ushqimor që iu mohua me të padrejtë në 2013.

✅Ia kemi dalë të akreditojmë Akademinë e FA, si të vetmin  institucion të arsimit të lartë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke hedhur kështu një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit të FA.

✅Kemi bërë shumë edhe për modernizimin e infrastrukturës, pajisjeve e kapaciteteve, duke filluar nga 🟢sistemet e radarëve; 🟢helikopterët Blackhaëk, pajisjen me mjetet e duhura të Batalionit të dytë të Këmbësorisë; 🟢çertifikimin nga NATO të Batalionit Kombando dhe B2k e deri tek 🟢 njësia për luftën kibernetike që i është shtuar sot FA.

✅ Shqipëria përmes Ministrisë së Mbrojtjes ka drejtuar disa nisma të rëndësishme si SHBA – Karta e Adriatikut (A5) apo SEDM.

Janë zhvillime që vlerësohen edhe nga partnerë e aleatë, të cilët, sot e shohin Shqipërinë 🇦🇱 jo thjesht si një shtyllë stabiliteti në rajon, por edhe si një eksportues sigurie, kudo ku Aleanca përballet me sfida. Treguesi më i qartë e i dukshëm i këtij besimi është Baza e Kuçovës, e para bazë ajrore e NATO në Ballkanin Perëndimor, në të cilën do të fillojnë së shpejti punimet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.