Joby Aviation do të investojë deri në 500 milionë dollarë për të prodhuar taksi ajrore në masë.
Zona prej 56 hektarësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Dayton-it, Ohio është vendosur të jetë vendi i parë i prodhimit serik për kompaninë, në krahasim me prototipet e ndërtuara në linjën e saj të prodhimit pilot në Kaliforni.
Themeluesi i Joby, JoeBen Bevirt, tha se kompania po “përpiqet fuqishëm” për të fituar certifikimin e Administratës Federale të Aviacionit për avionët e saj elektrikë të ngritjes dhe uljes vertikale (eVTOL), në mënyrë që të mund të fillojë shërbimin komercial të pasagjerëve në 2025, përcjell Telegrafi.
