Facebook do të nisë të etiketojë faqet dhe postimet e publikuara në rrjetin social nga media që kontrollohen nga shtetit, si për shembull Rusia dhe Kina.
Kompania ka shpjeguar se qe nga java e ardhshme përdoruesit amerikane do të shohin tu shfaqet një etiketë ku lexohet se kjo media është në kontrollin editorial të një shteti “pjesërisht apo tërësisht”.
“Duam të ndihmojmë njerëzit që të kuptojnë më mirë se kush qëndron pas lajmeve që shohin në Facebook. E rëndësishme që njerëzit të dinë nëse lajmet që publikohen mund të jenë në ndikimin e një qeverie”, thotë kompania.
Kjo vjen para zgjedhjeve presidenciale në SHBA nëntorin e ardhshëm, dhe Facebook ka vendosur që duke nisur nga vera të ndalojë mediat e kontorlluar nga SHBA të shfaqen në vendet e reklamave në këtë shtet. Masa, shpjegon kompania, është për të mbrojtur “debatin publik nga interferencat e jashtme”.
