Më herët Facebook lançoi një risi takimesh por një skuadër e kompanisë tashmë ka lançuar një aplikacion për çiftet. Quhet Tuned dhe nxit çiftet të krijojnë një rrjet intim social mes njëri tjetrit.
Aktualisht aplikacioni është vetëm për iOS dhe ata mund të ndajën emocionet e tyre, të shkëmbejnë shijet muzikore të krijojnë një ditar dixhital. Konsiderohet si një “hapësirë private” për të dy njerëzit e lidhur.
Aplikacioni, i cili u bë i ditur nga The Information lidhet me Spotify për të ndarë muzikë dhe çiftet mund ti dërgojnë njëri tjetrit foto, shënime, kartolina dhe mesazhe zanore.