Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Facebook premton rishikimin e politikave mbi postimet, ja çfarë do ndryshojë

09:04 / June 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto facebook mark hughes r1557407911 750x430 1 696x399 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg njoftoi të premten se do të konsiderojë mundësinë për ndryshime të politikës që aktualisht e lejon kompaninë të mos heqë postime që krijojnë polemika, sikurse postimi i Presidentit Donald Trump gjatë demonstratave të fundit lidhur me vdekjen e George Floyd. Masa duket të jetë një lëshim i pjesshëm ndaj kritikëve.

Zoti Zuckerberg nuk premtoi ndryshime specifike të politikave gjatë një postimi në Facebook. Regaimi vjen vetëm disa ditë pasi anëtarë të stafit të tij lanë punën dhe disa prej tyre e akuzuan zotin Zuckerberg se po vazhdon të gjejë justifikime të reja për të mos sfiduar presidentin Trump.

“Unë e di se shumë prej jush mendojnë se ne duhet t’i kishim etiketuar postimet e Presidentit në një farë mënyre javën e kaluar”, shkruante zoti Zuckerberg, duke iu referuar vendimit të tij për të mos hequr mesazhin e zotit Trump ku ndër të tjera shkruhej “kur nis plaçkitja, nisin të shtënat”.

“Ne do t’i rishikojmë politikat tona që lejojnë debatet dhe kërcënimet për përdorim të forcës së shtetit, për të parë nëse ka nevojë për ndryshime. Do të rishikojmë opsionet e mundshme për trajtimin e përmbajtjeve që përbëjnë shkelje ose pjesërisht të shkelje, krahas vendimeve që përcaktojnë për t’i lënë postimet apo hequr ato”, shkruante ai.

Zoti Zuckerberg tha që Facebook-u do të jetë më transparent në lidhje me vendimmarrjen e tij nëse do të vendoste të hiqte një postim, apo rreth rishikimit të politikave mbi postimet që mund të shkaktojnë ndrydhje të votuesve dhe se do të punojë për të ndërtuar programe kompiuterike, për të përparuar drejtësinë racore.

Gjatë një takimi të stafit në fillim të kësaj jave, punonjësit ngritën pikëpyetje rreth qëndrimit të zotit Zuckerberg mbi postimin e zotit Trump.

Zoti Zuckerberg, ka pohuar se ndërsa ai i mendon se komentet e Presidentit Trump ishin “thellësisht agresive”, ato nuk përbënin shkelje të politikës së kompanisë kundër nxitjes së dhunës.

Facebook-u ka si politikë që ose ta lërë ose ta heqë një postim, pa ndonjë mundësi tjetër. Tashmë zoti Zuckerberg thotë se do të vlerësohen edhe mundësi të tjera. Po ai shton se: “shqetësohem se kjo qasje ka rrezik të na shtyjë drejt përcaktimit të politikës editoriale mbi një postim që nuk na pëlqen, edhe nëse nuk i shkel politikat tona”./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OpenAI forcon mbrojtjen e adoleshentëve në ChatGPT/ Versioni i ri kufizime më të forta

15:13 / August 18, 2026

BE vendos rregulla të reja për AI, nga 2 gushti detyrohet etiketimi i përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale

16:15 / July 28, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Incident i paprecedentë: Modelet e OpenAI kryejnë sulm autonom ndaj Hugging Face gjatë një testi sigurie

13:08 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.