Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Facebook si Instagram, mund të fshijë “Like”

11:21 / September 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
like facebook
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Facebook mund të fshehë nga postimet numrin e pëlqimeve që janë marrë ashtu siç po bën Instagram në disa vende për të shmangun vëmendjen e tepërt të kësaj të dhëne krahasuar me përmbajtjen.

TechCrunch konfirmon këtë risi nga kompania, mbi bazë të vëzhgimit të bërë nga ekspertja Jane Manchung Wong.

“Kam parë se Facebook së fundmi ka nisur të eksperimentojë një funksion që fsheh “Like” në aplikacionin e saj në Android”, shkruan Wong në blogun e saj. Ajo thotë se kjo është një shenjë që testimi mund të bëhet publike dhe me një aktivizim të thjeshtë të serverit nga ana e Facebook.

Lexo edhe- Instagrami fshin “like”/ Nis testimi në Australi dhe Brazil

Ky funksion aktualisht është në testim në Instagram në shtete vende të botës, me qëllimin e vetëm për të hequr presionin se sa pëlqime do të marrë një postim dhe për ti dhënë mundësi përdoruesve të jenë të lirë të postojnë çfarë të dëshirojnë.

Në Instagram “Pëlqej” nuk janë të dukshme publikisht por mund të jenë për autorin e postimit.

Facebook ndërkohë ka konfirmuar për TechCrunch që edhe në këtë rast qëllimi do të ishte i njëjtë, pa dhënë detaje të tjera se kur do të jetë zyrtare kjo risi.

“Jetojmë në një shoqëri ku tashmë çdo eksperiencë ka kuptim vetëm nëse bëhet popullore. Në këtë kuadër, iniciativa si këto janë pozitive dhe të japin mundësinë të fokusohesh më shumë në përmbajtje krahasuar me popullaritetin”, thotë për ANSA Matteo Lancini, psikolog dhe psikoterapeut, i cili flet për sindromin e “varësisë nga popullariteti”.

facebook Instagram
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

09:44 / May 14, 2026

Studim: IA ndryshon sjellje kur biseda bëhet agresive dhe me tension

22:00 / April 23, 2026

Njerëzit nuk kanë qenë kurrë kaq larg Tokës, “Artemis II” thyen rekordin historik të “Apollo 13” në Hënë

20:59 / April 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.