Facebook e bën më të lehtë të fshish të shkuarën, duke pastruar profilin tuaj që nga fotot, videot dhe postimet që nuk duam ti shohim më.
Rrjeti social ka vendosur një seksion të ri të quajtur Manage Activity, që synon të fshijë apo bllokojë postime të vjetra.
“Nëse ti po hyn në tregun e punës pas shkollës, apo po kthen një faqe të jetës pas një ndarjeje, e dimë që gjërat ndryshojnë në jetët e njerëzve dhe duam ta bëjmë më të lehtë për tu kujdesur për praninë tuaj në Facebook për të reflektuar më së miri atë që je sot”, shpjegon Facebook në një postim.
Seksioni i ri i krijuar ka si synim të krijoj një vend unik që shfaqet në profilin tuaj. Postimet e vjetra që doni të ruani si kujtim por që nuk mund ti shohin të tjerët, për shembull, një periudhë shkolle, mund të arkivohet.
Postime të cilat doni t’i fshini hidhen në kosh ku qëndrojnë për 30 ditë para se të eliminohen. Në këtë mënyrë përdoruesi ka dhe kohë të mendohet.