Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Facebook u ofron përdoruesve më shumë kontroll në përmbajtje

14:15 / November 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
facebook
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrjeti social Facebook, që është në pronësi të kompanisë Meta, tha se do t’u ofrojë përdoruesve mundësinë e një kontrolli më të madh të përmbajtjes që ata shohin.

Rrjeti social ka qenë nën kritika të vazhdueshme për mënyrën sesi algoritmet e tij promovojnë përmbajtjen.

Tani, Facebook tha se po teston kontrollet për të “rregulluar përzgjedhjen” dhe për të personalizuar përmbajtjen.

Kjo përfshin, për shembull, rritjen e numrit të postimeve nga miqtë dhe të afërmit, dhe zvogëlimin e atyre nga grupet dhe faqet tjera.

Mundësitë e kontrollit që tashmë ekzistojnë, përmes ndryshimeve të reja, do të bëhet më të lehtë të qasshme, tha kompania, transmeton BBC.

“Ne do të fillojmë testimin në vende të botës për një përqindje të vogël njerëzish, duke u zgjeruar gradualisht në javët në vijim. Kjo është pjesë e punës sonë të vazhdueshme për t’u dhënë njerëzve më shumë kontroll mbi burimin e lajmeve, në mënyrë që ata të shohin më shumë atë që duan dhe më pak atë që nuk duan”, tha Facebook.

Facebook është nën presion politik për t’i lejuar përdoruesit të shmangin sistemet e tij të renditjes së përmbajtjes.

Më parë Facebook-u ka njoftuar se do ta çaktivizojë sistemin e vet të njohjes së fytyrave dhe se do t’i fshijë gjurmët e fytyrave të më shumë se 1 miliard njerëzve, pas shqetësimeve në rritje rreth teknologjisë dhe keqpërdorimit të saj nga qeveritë, policia dhe të tjerët.

Kompania, gjithashtu, po përballet me mbase krizën e saj më të madhe të imazhit publik që nga themelimi, pasi dokumentet e publikuara nga sinjalizuesja Frances Haugen kanë treguar se udhëheqja e kompanisë ka qenë në dijeni për dëmet që shkaktojnë produktet e saj dhe ka bërë fare pak apo nuk ka bërë asgjë për t’i zbutur ato./R.E.L

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.