Situata e vështirë në të cilën ndodhet klubi i Vllaznisë ka detyruar aksionerët që të këkrojnë mbledhje urgjente të Asamblesë së klubit, Në një kërkesë drejtuar edhe kryebashkiakes Voltana Ademi, ata kërkojnë ngritjen e një këshilli mbikëqyrës për Vllazninë.
Burime për tirananews bëjnë me dije se ky këshill I propozuar nga aksionerët e klubit Vllaznia do të përbëhet nga audit të pavarur dhe ekspert të financave të shoqërive aksionere.
Prej vitesh, klubi I futbollit Vllaznia po kalon një periudhë tepër të vështirë. Mungesa e fondeve nga ana e Bashkisë ka bërë që një prej ekipeve më të mira në historinë e vendit tonë, ku kanë dalë edhe mjaft prej talenteve të Kombëtares, të luftojë vetëm për mbijetesë.
/Tirananews.al
