Hetimet e drejtësisë për të shkuarën e deputetit Kasëm Mahmutaj kanë hedhur dritë mbi një dosje të hershme të autoriteteve italiane lidhur me një sërë krimesh ku në skenë del edhe ish minsitri Fatmir Mediu.
Kreu i Partisë Republikane akuzohet si bashkëpuntor i vëllezërve Mahmutaj të dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në fillim të viteve 2000.
Nga hetimet intensive të drejtësisë italiane, të sjella në vëmendje nga gazeta “TemA”, ka konkulduar sesi Mediu ka krijuar akses për Kasëm Mahmutajn dhe të villain Gazmend Mahmutaj për të kaluar transit në vendin fqinj.
Në vendimin që mban datën 18 mars 2002 të gjyqtares Mariolina Panasiti, Mediu ndalohet të mbajë funksione shtetërore së paku për 5 vite.
Pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 2005, ish kryeministri Sali Berisha i dha Mediut post ministror.
Së fundmi, pas hetimit pasuror të referuar nga OFL, fillimisht për vëllain e deputetit Kasëm Mahmutaj, Gazmend Mahmutaj, ka rezultuar me një sërë pronash të dyshimta.
Tashmë, 2 apartamente, 2 makina dhe dy prona të deputetit të Partisë Demokratike në Berat, Kasem Mahmutaj, janë konfiskuar nga Gjykata e Posaçme,
Hetimi pasuror i nisur për Gazmend Mahmutajn, u shtri edhe te dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas Prokurorisë së Posaçme rreth 25 pasuri në total të cilët nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme.
Një pjesë e pasurive ishin edhe në emër të personave të tjerë të afërt dhe konsistojnë në apartamente, pallate, tokë truall në qytetin e Beratit dhe makina.
Gjykata në përfundim të procesit, vlerësoi se kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurive si të krijuara nga pasuri të dyshimta, duhet të konfiskoheshin.
Në total janë vënë në sekuestro 4 makina, 10 apartamente dhe ndërtesa, një pjesë në proces legalizimi, 3 sipërfaqe tokë truall dhe 1 pallat duke i lënë në pronësi të tyre, vetëm 3 apartamente.
Sqarimi i Partisë Republikane
Procesi i nisur në Itali lidhet me një incident të ndodhur në aeroportin e Milanos në vitin 1998 dhe në atë kohë Z.Mediu nuk ka qenë Deputet dhe nuk ka gëzuar asnjë status diplomatik. Zoti Mediu, në padijeni të plotë të vendimit penal për një shtetas shqiptar nën shoqërinë e grupit me të cilin ata udhëtonin, ju ka kërkuar autoriteteve policore të aeroportit sqarime për ndalimin e këtij personi. Edhe vetë shetasi shqiptar i ndaluar nuk ka qënë aspak në dijeni të një vendimi të tillë, pasi përndryshe nuk do të bënte sens që ai të udhëtonte për në Itali. Zoti Mediu nuk është ndaluar qoftë edhe për 1 sek të vetëm as në Itali dhe asgjëkundi tjetër.
Pretendimi se z. Mediu iu shmang dënimit nëpërmjet ndikimeve / makinacioneve politike nëpërmjet mbështetjes së Berlusconit janë të pavërteta dhe qesharake. Është gjithashtu qesharake të mendohet se Gjykata e Kasacionit në Itali është ndikuar politikisht, apo në ndonjë formë tjetër, për t`i dhënë pafajësi zotit Mediu për këtë cështje. Është rasti të thuhet që avokat i zotit Mediu në këtë proces ka qënë një personalitet i antimafias dhe drejtësisë italiane, kundërshtar i Berluskonit. Nuk është aspak e vërtetë që zoti Mediu nuk ka udhëtuar në këtë periudhë (1998 – 2005) në Itali. Ka fakte dokumentare dhe dëshmitarë që jo vetëm ka udhëtuar, por ka marrë pjesë edhe në aktivitete politike me ftesë të partnerëve italianë.
Si ministër i Mbrojtjes dhe i Mjedisit, ai ka patur një marrërdhënie të shkëlqyer me homologët përkatës italianë, gjë që provohet lehtësisht nga ngjarjet e kohës.