A e dini se gjatë gjithë jetës së tij njeriu shpenzon plot 3 vite në tualet? Por, sipas OBSH-së rreth 2.3 miliardë njerëz në botë nuk kanë akses në tualete.
Mesatarisht në vit një person shkon në tualet rreth 2500 herë. Por përsa i përket urinimit në publik po merren masa të ndryshme, ku në Paris gjobitesh me 68 euro. Për këtë në Francë janë krijuar “uritrottoirs”, tualete publike ekologjike. Në Suedi duhet të paguash për të përdorur tualetin publik, ndërsa në Korenë e Jugut është një park me model tualeti. Kina shkon më tutje madje duke krijuar dhe një lokal me temë tualetin.
Ndërsa Japonia e cila është gjithmonë në avangardë përsa i përket teknologjisë, nuk heziton ta përdorë atë dhe në tualete.