Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FAKTET / Nga taksat e qytetarëve paguhen 560 punonjës të komuniteteve fetare

17:42 / April 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbledhje qeverie
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse një shtet me të ardhura të pakta, qeveria shqiptare paguan pagat e 560 punonjësve të katër komuniteteve kryesore në vendin tonë.

Në mbledhjen e fundit të miratuar nga qeveria shqiptare, është vendosur që nga taksat e qytetarëve shqiptarë të paguhen pagat e atyre që punojnë për këto institucione në gjysmën e vlerës së pagës minimale shtetërore.

Sipas këtij vendimi, 204 punonjës të komunitetit mysliman në vendin tonë do të paguhen nga buxheti i shtetit, ndërkohë që për komunitetin ortodoks, ky numër shkon në 165.

Po kaq është numri edhe për komunitetin katolik, ndërkohë që për Kryegjyshatën Botërore Bektashiane është vendosur që të paguhen 26 punonjës. Por ndryshe nga tre komunitetet e para, shteti ka marrë përsipër që me lekët e taksapaguesve shqiptarë të mbulojë edhe ndërtimin e Teqesë së Elbasanit si dhe për të mbuluar disa kosto për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit. / tirananews.al


VENDIMI

1. Masa e financimit prej 109 000 000 (njëqind e nëntë milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2019, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, të përdoret, si më poshtë vijon:

a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 824 000 (tridhjetë e një milionë e tetëqind e njëzet e katër mijë) lekë, të ndarë në:

i. 11 544 000 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind e dyzet e katër mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 74 (shtatëdhjetë e katër) punonjës të administratës;
ii. 20 280 000 (njëzet milionë e dyqind e tetëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 130 (njëqind e tridhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 740 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në:

i. 20 592 000 (njëzet milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 132 (njëqind e tridhjetë e dy) punonjës të administratës;
ii. 5 148 000 (pesë milionë e njëqind e dyzet e tetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 33 (tridhjetë e tre) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 740 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në:

i. 6 240 000 (gjashtë milionë e dyqind e dyzet mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 (dyzet) punonjës të administratës;
ii. 19 500 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 125 (njëqind e njëzet e pesë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 696 000 (njëzet e pesë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të ndarë në:

i. 4 056 000 (katër milionë e pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 26 (njëzet e gjashtë) punonjës të administratës;
ii. 14 640 000 ( katërmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e dyzet mijë) lekë, për ndërtimin e Teqesë së Elbasanit;
iii. 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit. Shuma do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë – preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2019, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump kërcënon Iranin: “Nëse më vrisni“, “1,000 raketa janë gati”, SHBA i vendos ultimatum për Ngushticën e Hormuzit

12:27 / July 11, 2026

Rama për koncertin e Kanye West: Nuk është shpenzim, por investim për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë

12:16 / July 11, 2026

Aksident i rëndë në Mirditë – 16-vjeçari merr makinën pa leje, plagosen 6 të mitur, mes tyre një 12-vjeçare

12:02 / July 11, 2026

Ministri i Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore

11:48 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.