Pas tensioneve për Reformën Zgjedhore dhe takimeve intensive me krerët e politikës, ambasadorja Yuri Kim duket e ka lënë pasdore ditën e djeshme politikën.
Ambasadorja Kim tregoi ka drekuar dje në një restorant me gatime tradicionale shqiptare, tek Mrizi i Zanave.
Teksa shohim që ambasadorja amerikane ka zgjedhur të konsumojë gatime shqiptare, kujtojmë se në një intervistë të fundit ajo ka thënë se dëshiron të nxisë investimet në Shqipëri sa i përket turizimit, pasi vendi jonë është goditur rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit dhe nga pandemia Covid-19.
Por pasi vizitoi Mrizin e Zanave, Kim publikoi disa foto në rrjetin social Instagram ku krahas tyre shkruante: “Faleminderit Altinit të Mrizit të Zanave për këtë gosti të mrekullueshme.”
Së bashku ambasadoren amerikane shihet që është edhe ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad.