Një  30-vjeçar, punonjës në gjendjen civile, ka rënë në prangat e policisë pasditen e sotme, pasi dyshohet për falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit polciorë të koduar “Identiteti”, ndërsa në parang kanë rënë 30-vjeçari me inicialet R.Y.,  banues në Mertiraj, Vlorë dhe punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Ndërkohë, ndiqet në gjendje të lirë shtetasja K.P., punonjëse e gjendjes civile Durres, për veprat penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”,

Është shpallur në kërkim edhe një person me inicialet V.Z., ., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin ç’regjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanisë ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “IDENTITETI”, në fushën e falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Departamentin e Policisë Kriminale ,pas një hetimi disa javor me metoda speciale të hetimit finalizoi operacionin policor “IDENTITETI”.

Si rezultat i tij u ndalua shtetasi R.Y., 30 vjeç, banues në Mertiraj, Vlorë, punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Gjithashtu ndiqet në gjendje te lirë shtetasja K.P., punonjëse e gjendjes civile Durres, për veprat penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve V.Z., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin ç’regjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanisë ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durres per veprime të mëtejshme ,për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv  i personave që ushtrojnë funksione publike”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here