Trekëndëshi i dashurisë Bora-Donaldi-Beatrix dhe marrëdhënia që ka lindur brenda shtëpisë së Big Brother VIP mes aktorit dhe këngëtares vijon të komentohet.
Mbrëmjen e djeshme dyshja diskutoi edhe njëherë mbi raportin e tyre, ku këngëtarja u shpreh se raporti mes tyre nuk ka ndryshuar aspak.
Por mesa duket marrëdhënia midis tyre dhe diskutimet e njëpasnjëshme kanë arritur aty ku “nuk mban më ujë pilafi”. Pasi para pak momentesh në rrjetin e saj social “Instagram” është publikuar një reagim lidhur me situatën e krijuar, me opinionet negative që i drejtohen herë pas here apo paragjykimet që i bëhen.
