Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në aksin interurban Elbasan-TEG ku dhe kohët e fundit janë shënuar një sërë aksidentesh me pasojë vdekjen.
Në një video të postuar në rrjetet sociale vihet re një mjet që ecën me një shpejtësi skëterrë prej 204 km/h. “Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në orën 00:30, janë pezulluar 28 Patenta për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h”, bën të ditur policia duke bërë dhe apel për drejtuesit e mjeteve.
“Duaje jetën, jetoje atë🙏 familja pret TY të shkosh në 🏡🙏, jo patenta pa ty”, thotë policia.
