Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Familjarët e dy viktimave flasin pas masakrës me breshëri kallashi: Si nisi sherri

20:15 / September 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ssososos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shenja gjaku ende vërehen në lagjen ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Aty dje ndodhi një ngjarje, e cila i ngjasonte më shumë filmave aksion se sa një realiteti. Me armë në duar përfshirë edhe një “Kallash” ose AK- 47, tre persona, nga familja Rafuna e Mehmeti, nisën përleshjen mes vete,dy persona mbetën të vrarë, Bashkim Mehmeti e Mefail Rafuna.

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka qëndruar në familjet e dy viktimave. Ata kanë rrëfyer për raportet fqinjësore që kanë pasur familja Rafuna e ajo Mehmeti.

Kushëriri i Mefail Rafunës, Nebihi tregon për Express rreth incidentit që dyshohet se i mori jetën nipit të tij.

“Unë sa e di ata nuk kanë pasur kurrë probleme me njëri-tjetrin. Familjarët më thanë se për një trotuar janë rrokë. I ndjeri ka qenë shumë djalë i mirë. Kurrë probleme nuk na ka sjellë neve ai djalë. Askush nuk po e di se qysh ka ndodhë e gjithë ngjarja. Familjet sa e di unë asnjëherë nuk kanë pas probleme me njëra-tjetrën. Më ka ardhur shumë rëndë kjo bela që është ba”, rrëfen për gazetën Nebihi, kushëri i së ndjerit Mefail Rafunës.

Edhe tek familja Mehmeti thonë se e gjithë belaja nisi dje në mëngjes për një gur të vendosur në trotuar.

“Veç një gur ka qenë problemi. Asnjëherë nuk kanë pasur probleme në mes njëri-tjetrit. Problemi ka qenë momental. Aty për aty ka ndodhë problemi. Këta janë që 50 vite fqinj. Ajo ka qenë e momentit. Familja të gjithë janë të shokuar”, ka deklaruar për Express njëri nga familjarët e Bashkim Mehmetit i cili vdiq dje pas një përleshjeje me armë zjarri, në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen Mati 1.

Mefail Rafunës Nebihi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

20:19 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.