Tekniku i radiologjisë është sulmuar fizikisht nga familjarët e pacienti.
Bëhet fjalë për infermierin B.R i cili ka më shumë se 20 vite përvojë pune në Radiologji. Ai ka shpjeguar rreth sulmit nga i cili mori edhe ndihmë mjekësore.
E gjithë kjo ngjarje sipas infermierit të QKUK’së ka ndodhur dje rreth orës 17:30 të pasdites.
Arsyeja për të cilën ky infermier u sulmua nga disa familjar të një pacienti është banale.
“Rreth orës 17:30 të mesditës më thirrën për dy raste të cilat kishin qenë të hospitaluzuara në Intenzivën Qendrore me Covid-19. I përfundova ato dhe duke zbritur poshtë korridorit në Radiologji i takova dy kolege të mijat të Onkologjisë. Në bisedë me to njëra e pati një telefonatë dhe në të qeshi. Pas pak minutash erdhi një nga familjarët e na tha pse po qeshni kur unë babain e kam në sallën e operacionit, kështu filloi diskutimi”, deklaron infermieri i sulmuar për Express.
