Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Familjet shqiptare janë në vështirësi”, Tabaku: Rritja ekonomike 17.9 % nuk është reale

15:40 / October 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabakuu 770x441 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha sot se vetëm me aktet e shitjes shqiptarëve iu mungojnë 142 mln euro duke pyetur sërish se ku kanë shkuar dhe duke e quajtur kriza e korrupsionit Rama.

PD ka ardhur sot me një plan konkret për zgjidhjen e krizës së paralajmëruar energjetike me rritje çmimesh.

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku tha se familjet shqiptarë janë në vështirësi shumë të madhe ekonomike dhe se rritja ekonomike 17.9% nuk është reale.
“Në të gjithë botën po vihet re një tendencë e rritjes së çmimeve, në Shqipëri është vënë re më parë. Por problemi qëndron në mënyrën si reagon qeveria, çfarë masash merr dhe si është situata ekonomike e familjeve shqiptare. Përveç dhomës amerikane të tregtisë, ku 70% e bizneseve e shohin situatën pesimiste, përveç dhomës gjermane të tregtisë, edhe BSH në raportin e publikuar dje, në treguesin e ndjesisë ekonomike, prezanton një situatë negative në rënie të bizneseve, por dhe të konsumatorëve. Kjo është situata reale dhe ajo që ndodh në terren.

Pse nuk ka rritje ekonomike sot në Shqipëri? Ne dëgjuam deklaratën e dy ministrave që mburreshin për një rritje 17.9% të ekonomisë, ndërkohë që situata e përgjithshme e familjeve shqiptare është shumë e vështirë. Kjo rritje ekonomike rritet me dy elementë. Së pari, sektori më i rëndësishëm që ka pothuajse 19 % të PBB është në rënie. Prodhimi në bujqësi është në rënie, punësimi në bujqësi është në rënie. Rreth 47 mijë persona kanë dalë nga tregu dhe të mos harrojmë që bujqësia nuk ka pasur asnjë ndalesë. E gjithë pjesa tjetër varet vetëm nga sektori i ndërtimit. Kjo është arsyeja që qytetarët nuk po ndiejnë e as po përfitojnë asnjë përfitim të këtyre shifrave të punuara në zyrën e kryeministrit. Fondet e rindërtimit në ditën e zgjedhjeve janë një nga arsyet pse është rritur sektori i ndërtimit, disa punë sporadike që lidhen po me ditën e zgjedhjeve dhe ndërtimi informal që ndodh kryesisht në Tiranë. Kjo është arsye pse nuk përkthehet as në rritje pagash, pensionesh as në rritje të mirëqenies për qytetarët shqiptarë. Siç raporton vetë qeveria, sot 51.7% të të ardhurave të një familje shpenzohen për ushqime dhe energji elektrike, me çmime më të rritura. Dyfishi i inflacionit, ndërkohë janë rritur çmimet. 90% e familjeve shqiptare kanë të ardhura më pak se mesatarja dhe shpenzojnë më pak se mesatarja për ushqime”, deklaroi Tabaku.

Ajo tha se ‘ne propozuam një ulje të TVSH-së për shportën ushqimore që është një propozim që e kanë zbatuar disa vende të BE dhe MSA e lejon’.
“Dëgjojmë gjithologët e qeverisë që thonë gjithë ditën se nuk reflektohet në ulje çmimesh, nuk reflektohet se qeveria është e korruptuar. Nëse do kishim institucione të forta, do kishim një situatë tjetër në Shqipëri.

Elementi i dytë se çfarë mund të bëjë një qeveri, është indeksimi, jo me inflacionin. Për herë të parë me këtë qeveri, paga reale ka qenë me rënie. Pas 15 vitesh. Kanë dështuar të rrisin pagat dhe t’i indeksojnë. Vetëm në vite elektorale mbahen mend rritje. Këto tre elementë, një rritje ekonomike jo reale, një rritje abuzive e çmimeve në treg, në ato tregje që qeveria ka mundësi të ndërhyjë, kanë krijuar këtë situatë”, u shpreh Tabaku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.