iPhone 11 është bërë objekt ironie nga fansat e Apple në rrjetet sociale, teksa e përshkruajnë se ngjan me një arrë kokosi, për shkak të risisë së kamerave, ndërsa të tjerë e krahasojnë me top boulingu.
Apple nxorri tre modelet e pajisjes në Steve Jobs Theater në Cupertino të martën, dhe pajisja do të vijë me gjashtë ngjyra, vjollcë, e bardhë, e verdhë, jeshile, e zezë dhe Product Red.
Por vëmendjen e fansave e tërhoqën tre kamerat e pasme te iPhone 11 Pro.