Fansat po e quajnë të inskenuar njoftimin e Kourtney Kardashian për shtatzëninë. Pasi kjo e fundit njoftoi pritjen e ëmbël duke mbajtur një tabelë me shkrimin “Travis, jam shtatzënë”, gjatë koncertit të të dashurit të saj, përdoruesit e mediave sociale u shprehën skeptikë nëse lajmi ishte në të vërtetë një surprizë për bateristin.
“Kourtney Kardashian njofton se është shtatzënë në koncert dhe në video asaj i duket qartë barku? Si ndodhi që Travis nuk e dinte se ishte shtatzënë? E inskenuar”, shkroi në Twitter një fans.
“Kourtney Kardashian duke i thënë Travis Barker-it se është shtatzënë me një bark të rrumbullakosur më acaron. Sikur njerëzit vërtet mendojnë se ai nuk e dinte para koncertit?” shtoi një tjetër.

Megjithatë, disa fansa e panë njoftimin special si një homazh për videoklipin e vitit 1999 të Blink-182 për këngën “All the Small Things”. Në video, bateristi shihet duke luajtur bixhoz në plazh me një grua të veshur me bikini, e cila më vonë rishfaqet në një koncert të Blink-182 për t’i njoftuar Barker-it shtatzëninë e saj duke mbajtur lart një tabelë.
Shtatzënia e Kourtney-t vjen një vit pasi çifti u martua në Itali. Ata kanë shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë së bashku.
Në shfaqjen e familjes, ajo zbuloi se kishte kaluar nëpër raunde rraskapitëse të IVF-së dhe ilaçeve bimore në përpjekje për të mbetur shtatzënë. Por në episodin e 25 majit të “The Kardashians”, ajo tregoi se ata po i ndalonin trajtimet.
Ky do të jetë fëmija i katërt për Koutney-n, e cila ka tre fëmijë – Mason, 13 vjeç, Penelope, 10 dhe Reign, 8 vjeç, me ish-partnerin Scott Disick.
Barker, nga ana tjetër, ka djalin Landon, 19 vjeç, vajzën Alabama, 17 vjeç dhe vajzën e birësuar Atiana, 24 vjeç, me ish-gruan e tij Shanna Moakler.

