Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Faqja më prestigjioze amerikane tregon se çfarë e pret Shqipërinë prej motit gjatë dhjetorit, janarit dhe shkurtit

17:07 / October 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Faqja më prestigjioze amerikane për parashikim të motit ka dal me parashikimin e tyre sezonal për Kontinentin e Evropës për dimrin 2021-2022. Parashikimi do të kënaqë ata që duan reshjet e dendura të borës, sidomos në viset kodrinore-malore ku parashikohen sasi të mëdha reshjesh bore, por duke mos përjashtuar mundësinë që reshjet e dendura të borës të përfshijnë edhe ultësirat. Kjo do të varet krejtësisht nga sasia e ajrit të ftohtë që do të vijë nga lindja dhe veriu i Evropës.

AccuWeather parashikon ardhjen e një sasie të madhe e ajrit të ftohtë deri në Ukrainë. Po ashtu parashikohen bllokada të gjata dhe të fuqishme anticiklonike në veri të Evropës. Kjo favorizon krijimin e cikloneve të fuqishme dimërore në Mesdhe dhe Ballkan të cilat pritet të sjellin reshje të fuqishme shiu e bore. Temperaturat në Ballkan sipas Accuweather parashihen të jenë afër mesatares ose pak mbi mesataren, pra Accuweather nuk parasheh ndonjë të masë ajrore me të ftohtë ekstrem, por në parashikime aq afatgjata dhe me motin mjaft dinamik që po parashihet kjo nuk mund të dihet me saktësi shumë të lartë, pasi dimri është i gjatë dhe ardhja e ajrit ekstrem të ftohtë deri në lindje të Evropës fare lehtë mund të vije edhe te ne.

Stuhi të fuqishme parashikohen në Spanjë, Francë dhe Itali. Në Itali së bashku me Ballkanin parashikohen edhe reshje të konsiderueshme të cilat pritet të shkaktojnë edhe daljen e lumenjve nga shtratet e tyre. Reshjet e dendura të borës, ciklonet e fuqishme të njëpasnjëshme, reshjet e shiut, lëkundjet e shpeshta të temperaturave pra, parashihet një dimër jashtëzakonisht dinamik për Italinë, Ballkanik dhe Turqinë.

Në fund të theksojmë edhe një situatë interesante që meteorologët e Accuweather kanë parashikuar: reshje të mëdha në viset malore që nga Apeninet, Alpet e deri në malet e Ballkanit, deri në juglindje të Shqipërisë. Edhe ky është një indikacion mjaft i fortë për reshje të fuqishme bore që herë pas here pritet gjatë dimrit që po vjen.

Parashikimet sezonale të Accuweather nganjëherë nuk dalin shumë të sakta, por shpeshherë dalin jashtëzakonisht të sakta. Mbetet të shihet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.