Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 22-vjeçar pasi në mjeti e tij u gjetën një sasi farash kanabisi.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “24 Maji”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi farash të dyshuar kanabisi”, thotë policia e Vlorës.
