Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fasha të reja të tatimit mbi pagat. Reduktim taksash për të mirëpaguarit, lehtësi edhe për kategori të tjera

16:13 / March 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatime pagesa banka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë punonjësit me paga të larta në sektorin publik apo privat do të përfitojnë reduktim të tatimit, i cili përkthehet në një shtesë  të të ardhurave mujore neto që ata marrin.

Ministra e Financave po diskuton disa lehtësi për të punësuarit në vend, ku parashikohet që duke nisur nga muaji Korrik,  të rritet kufiri i sipërm i pagave mbi të cilat aplikohet tatimi.

Por sa është tatimi mbi pagat aktualisht dhe çfarë pritet të ndryshojë?

Aktualisht për të punësuarit me pagë deri në 50 mijë lekë bruto,  norma tatimore është zero. Për të punonjësit me pagë mujore nga 50,001 – 60,000 lekë/muaj aplikohet tatim në masën   13 % e shumës mbi 35 mijë lekë. Për punonjësit që paguhen mbi 60 mijë lekë në muaj, deri në 30 mijë lekë aplikohet normë tatimore zero dhe nga   30 – 200 mijë lekë   tatohen 13% e shumës mbi 30 000 lekë. Ndërsa për pagat mbi 200 mijë lekë, norma e aplikuar është  23 %.

Sipas burimeve të SCAN TV nga Ministria e Financave,  është hedhur për diskutim opsioni që për pagat e larta kufiri i tatimit prej 23 % të aplikohet mbi nivelin 250 mijë lekë në muaj.

Po ashtu, një tjetër diskutim i cili është në tryezë lidhet me lehtësimin e të  punësuarve të tjerë, të cilët i kap detyrimi për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), ku sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore këtë detyrim për  vitin 2023 e kanë në total 73.790 individë.  Në këtë kategori, pritet të bëhen disa masa lehtësuese, që lidhen me zbritje të tatimit që duhet të paguajnë, nëse plotësojnë disa kritere të caktuara.

Aktualisht zbatohen disa zbritje të shpenzimeve nga të ardhurat e krijuara nga punësimi, dhe një prej tyre është kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim individit më pak se 18 vjeç,  prej 48 000 lekësh. Sipas Ministrisë së Financave masat lehtësuese për të punësuarit ndërmerren si rrjedhojë e performancës shumë e mirë e të ardhurave tatimore.

Ministra e Financave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.